Arrestohet gjakovari: Pacientëve nuk ju bante analiza në spital, i dërgonte në laboratorin e tij privat

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka arrestue të pandehurin A.SH, mbasi që dyshohet se ka keqpërdorë pozitën zyrtare.

A.SH gjatë orarit të punës në spital, nuk u ka shërbye pacientëe të cilët kërkonin shërbim simbas udhëzimeve të mjekëve, por të njajtit i ka dërgue për analiza në laboratorin e tij privat në Gjakovë.

Me këtë rast, A.Sh dyshohet se ka krye veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK.

Simbas prokurorisë i pandehuri A.Sh, në cilësinë e personit zyrtar, laborant në Laboratorin e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, e ka keqpërdorë detyrën zyrtare, ashtu që gjatë orarit të rregullt të punës në spital nuk u ka shërbye pacienteve të cilët kanë kërkue shërbim në Laborator, simbas udhëzimeve të mjekëve por, të njajtit i ka dërgue për analiza në laboratorin e tij privat që gjendet në Gjakovë.

Me vendim të Prokurorit i njajti asht ndalue për 48 orë dhe pritet që në afatin ligjor të ushtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Shperndaje në: