Vucic reagon mbas vendimit të KQZ’s: Jam i tronditun…

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, tha sot se ishte shumë i shqetësuem për siç tha “parandalimin e Listës Serbe me marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë”.

Kryetari i shtetit serb këto komente i bani në Pekin, me ç’rast theksoi se ata do të diskutojnë për çashtjen me udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë në Pekin, si dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel në takimin e 29 Prillit në Berlin.

Vucic tha se ishte i tronditun nga “paturpësia dhe guximi i Prishtinës” mbas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës.

Shperndaje në: