Kosnett pret Veselin dhe disa deputetë, ju kërkon diçka (foto)

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philipp Konsnett, ka konfirmue sot, se e ka pritë në takim Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe disa deputetë kosovarë.

Kosnett ka pohue se në këtë takim asht diskutue me u punue sëbashku për arritjen e qëllimeve.

“Alison dhe unë kishim nderin me i mirëpritë Kryetarin Veseli dhe lidershipin e Kuvendit”.

“Diskutuem për randësinë e punës së përbashkët dhe avancimin drejt qëllimeve të përbashkëta dhe që nevojat e qytetarëve të vihen përpara interesave politike personale”, ka shkrue Kosnett në Twitter.

Mbramë ka qenë Kadri Veseli që ka konfirmue se kanë qenë në vizitë te ambasadori amerikan.

Shperndaje në: