Sindikata e Punëtorëve të RTK’s reagon ashpër mbas zgjedhjes së drejtorit të ri

Sindikata e Pamvarun e RTK’s (SPRTK) thotë se mënyra e zgjedhjes së Ngadhnjim Kastratit në postin e drejtori gjeneral asht nji prej vendimeve ma skandaloze që asht marrë najherë nga Bordi i këtij institucioni.

Në nji reagim për media, SPRTK ka kërkue nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga Komisioni Parlamentar për Media që të marrin të gjitha masat që konkursi me u kthye në fazën fillestare.

Reagimi i plotë i SPERTK:

Sindikata e Pavarur e RTK-së e konsideron absurde dhe antiligjore mënyrën se si Bordi i RTK-së e ka zgjedhur drejtorin gjeneral të saj.

Vendimi i sotëm i Bordit është më skandalozi i marrë ndonjeherë nga ky organ mbikqyrës.

SPRTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga Komisioni Parlamentar për Medie, që të marrin të gjitha masat në mënyrë që ky konkurs të kthehet në gjendjen fillestare si dhe procesi të zhvillohet në përputhje me ligjin e RTK-së.

Neni 32 pika 3 e Ligjit të RTK-së e thotë qartë se për zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorit gjeneral të RTK-së duhen 2/3 e anëtarëve të Bordit, që i bie se duhen së paku 7 vota nga 11 sa është gjithsej numri i anëtarëve të Bordit. Ndërsa Bordi i RTK-së vendimin e ka bazuar në vetëm gjashtë vota.

Shperndaje në: