Avokati i Ferid Aganit e quen skandaloz vendimin e gjykatës

Vendim skandaloz po e cilëson avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Aganit, Urim Vokshi, vendimin e Gjykatës Themelore, ku Agani asht shpallë fajtor për rastin e njoftun si “Stenta 1”.

Vokshi e ka quejt vendimin e gjykatës skandaloz, për shkak se simbas tij, dispozitat ligjore e përcaktojnë se subvencionet nuk do të duheshin t’i përmbaheshin procedurave të prokurorimit publik.

“Vendimin e gjykatës e cilësojmë skandaloz për shkak se në mënyrë të qartë në dispozita ligjore thuhet se nuk duhet të zbatohet prokurimi publik për fonde të cila janë nga kategoria e subvencionve dhe pikërisht ka bërë zotëri Agani, ndërsa për të njëjtën çështje është gjet fajtor e cila është një absurditet i llojit të vetë theksojmë se përderisa eksiton obligimi ligjor i njëjti do të kishte kryer vepër penale po të mos vepronte ashtu siç ka vepruar dhe jo të dënohet për diçka që është e rregulluar me ligj”, ka deklarue ai.

“Vërtetë është e pakuptim kjo është dëshmuar edhe nga vetë dëshmitarët që janë propozuar nga vetë dëshmitarët që për kategorinë e subvencioneve dhe transfereve nuk zbatohet prokurimi publik, ndërsa gjykata në mënyrë absurde e dënon, përse nuk ka ndjekur këto procedura dhe nuk ka shpallur tender e që me të vërtetë për ne është e pakuptimtë dhe veç kësaj ka edhe të tjera shkelje dhe argumentime absurde ku i njëjti dënohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në të cilën nuk ka qenë ministër i shëndetësisë”.

“Ne vazhdimisht kemi argumentuar se për cilën periudhë zotëri Agani ka qenë ministër, por për kundër kësaj gjykata ka vazhduar dhe e dënon për një periudhë i cili nuk ka qenë ministër, ne me të vërtetë nuk dimë se çfarë të kuptojmë prej kësaj anomalie gjyqësore”, ka deklarue ai për Insajderin.

Vokshi ka thanë se për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës ndaj Ferid Aganit kanë me ushtrue ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Gjithsesi ankesë do të ushtrojmë posa ta posedojmë vendimin dhe shpresojë se gjykata e apelit do ta trajtojë të njëjtën dhe do ta prish vendimin e Gjykatës Themelore ose do të marr vendim meritor për shkak se faktet janë të qarta dhe në pafajësi të Aganit”, ka deklarue avokati Vokshi.

Lexo edhe: Denohet me dy vjet e gjysë burg ish ministri i Shëndetësisë

Shperndaje në: