Kthehet në punë polici që u suspendue shkaku i djalit të shefit të AKI

Zyrtari policor, Afrim Karaxha, i cili u suspendue nga puna rreth gjashtë muej ma parë, asht kthye në vendin e tij të punës.

Karaxha ishte suspendue nën dyshimin për dhanie të informatave lidhun me përfshimjen në nji rast penal të djalit të shefit të AKI’s, Shpend Maxhuni.

Insajderi ka mësue se drejtori i Policisë e ka kthye Karaxhën në vendin e punës mbasi që nuk kishte ma arsye për mbajtjen në suspendim të tij nga ana e inspektoratit policor.

Shperndaje në: