Kosnett: Mundet me u manipulue edhe me statusin e viktimave të dhunës seksuale, sikur me veteranët

Ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, gjatë nji diskutimi në “Forumin FOL Hapur”, ka vnue dyshime se mundet me u manipulue edhe në rastin e përfitimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës ashtu siç ndodhi në rastin e veteranëve, për të cilët thotë se numri asht shtue jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë të dyshimtë.

“Nji ligj që asht të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, pjesëtarëve të UÇK’s iu ka dhanë status viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Të mbijetuemit kanë fillue me u lajmërue 20 vjet mbas luftës. Por, ky amendament i asht ngjitë nji statusi i cili mohon dhanien e statusit të prekunve mbas Qershorit 1999. A i kanë ndigjue deputetët ata që janë prekë ma së shumti nga ky ligj dhe a do t’i jap Kuvendi të njajtat përfitime si veteranëve që numri i tyne asht shtue jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë të dyshimtë”, ka thanë Kosnett.

Shperndaje në: