Këshilla e madhe e Monica Bellucci’t që jau dha çikave të saj, por edhe krejt çikave tjera (foto)

Ikona e bukurisë, Monica Bellucci, e cila dje festoi 54 vjetorin e saj të lindjes, duket se nuk ndjen keqardhje për kohën që kalon mbasi për të, bukuria e vërtetë asht gjendja shpirtnore. E derisa vazhdon me mbetë e angazhueme me projekte të reja kinematografike, aktorja italiane përpiqet me jau mësue çikave të saj (Deva dhe Leonie) se gjithçka fillon nga respekti që duhet me pasë ndaj vetes.

“Dëshiroj që ato me mësue me u ndje mirë me veten, me respektue atë, me përdor teknologjinë dhe të gjitha mjetet e tjera në dispozicionin e tyne për m’u rritë ma mirë, por due që me dijtë se bukuria mundet me ndihmue, e megjithatë, ajo e vërteta asht gjendje shpirtnore. Nëse nuk je e bukur mbrenda, vështirë me qenë e bukur jashtë”- asht shprehë ajo.

Shperndaje në: