Hoti: Shpresoj se tash s’ka me u kërkue largimi i ambasadorit Kosnett, qysh ndodhi me atë zvicran

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’s, Avdullah Hoti, ka mirëpritë deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili iu bani thirrje qytetarëve të Kosovës me ngritë zanin ndaj punësimeve mbi baza partiake dhe ndaj zyrtarëve që pasunohen në kurriz të buxhetit të shtetit.

Reagimi i Hotit:

Përshëndes deklarimin e qartë të Ambasadorit Amerikan ne Prishtinë për punësimet në institucione mbi baza familjare, nepotiste dhe partiake.

Shpresoj se tash ndonjë nga dhjetëra ministrat apo zëvendësministrat nuk do të kërkoje “largimin” e tij, sic kërkuan për Ambasadorit Zviceran.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett sot tha se në Kosovë ka njerëz që marrin pozita qeveritare jo pse kanë kualifikime, por se janë të lidhur familjarisht.

Shperndaje në: