Prej Washingtoni: Serbia me vendos, a don m’u ulë në karrigen europiane apo ruse?

Hoyt Brian Yee

Takimi i radhës i liderëve të Ballkanit Perëndimor që ka me u mbajtë me 29 Prill në Berlin, po shihet edhe si nji mundësi e mirë që vendet e këtij rajoni me përfitue nga projektet e përbashkëta që do të mbështeten nga shtetet ma të fuqishme të Bashkimit Europian, kryesue nga Gjermania.

Po ashtu, ky samit, edhe pse joformal, shihet edhe si mundësi që në margjinat e tij, me u diskutue edhe mundësitë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tue diskutue fillimisht çashtjet që po e pengojnë vazhdimin e tij, siç asht edhe taksa doganore e vendosun nga Qeveria e Kosovës për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Nikoqirë të samitit kanë me qenë kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Ani pse takim tradicional dhe joformal, kësaj radhe po paralajmërohet se nuk ka me qenë takim i zakonshëm.

Takimi i presidentëve, të Kosovës dhe atij të Serbisë, nuk asht vendimtar për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por asht nji shans me bisedue, ka thanë ish-zavëndësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee.

“Librat e historisë në Ballkan janë plot me momente ‘tash ose kurrë’. Mendoj se takimi në Berlin nuk asht nji prej tyne, por asht nji shans”, ka thanë Hoyt Yee në nji diskutim në Institutin Ndërkombëtar Republikan në Washington, me temën “Zgjidhja e së mbazgjidhunës në Ballkanin Perëndimor”.

Ai ka thanë se shpreson se në Berlin ka me u diskutue sinqerisht dhe në detaje për hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës dhe se ka me u ba përparim.

“Mendoj se ideja për ndamje të territoreve në vija etnike nuk asht e mirë, as pragmatike, as politike, as diplomatike. Nuk asht diçka, për të cilën duhet folë”, ka thanë Hoyt Yee.

Diplomati amerikan, po ashtu, ka thanë se Serbia duhet me vendosë “nëse don me u ulë në karrigen ruse apo atë europiane”.

Shperndaje në: