KQZ’ja certifikon Listën Serbe

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa PZAP e ka urdhnue Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me e certifikue Listën Serbe, konkretisht kandidatët e kësaj partie për kryetar të komunave veriore për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Menjiherë mbas këtij vendimi, KQZ’ja në mbledhjen e mbajtun, automatikisht pa votat e Vetëvendosjes e ka certifikue Listën Serbe.

Kryetarja e KQZ’s, Valdete Daka, gjatë kësaj mbledhje e ka konsiderue vendimin si të plotfuqishëm.

“Ky vendim është i plotfuqishëm meqë Lista Serbë ka deklaruar që nuk ankohet ne si KQZ jemi të obliguar që ti certifikojmë kandidatët e Listës Serbe sipas urdhrit të PzAP-së”, ka thanë Daka.

Shperndaje në: