Ndahen 9 mijë euro për festimin e Ditës së Europës

flamuri europian

Edhe pse Kosova nuk asht shtet anëtar i Bashkimit Europian, për me festue ditën e Europës, pritet me i shpenzue plot 9 mijë euro, transmeton Gazeta Metro.

Kjo ditë, që nuk festohet në asnji vend tjetër të Europës, në vendin tonë ka me qenë ditë pushimi dhe do të zhvillohen aktivitete të shumta.

Për këto aktivitete, Ministria e Integrimeve Europiane do të hargjojë rreth 9 mijë euro.

Kjo bahet e ditun në faqen e Ministrisë së Integrimeve Europiane përmes nji njoftimi për nënshkrim të kontratës të publikueme në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

“Mbulimi i aktiviteteve të MIE-së me materiale te nevojshme dhe logjistikë për datat 7,8 dhe 9 Maj 2019”, thuhet në njoftimin e MIE’së.

Në bazë të njoftimit të publikuem në KRPP, për këtë tender kishin dorëzue ofertat e tyne dy kompani. Në fund, fituese asht shpallë “VM3 SH.P.K.”

Shperndaje në: