Stresi emocional, i rrezikshën njisoj si infarkti

Stresi

Zemra e brengosun emocionalisht mundet me shkaktue damtime njisoj si edhe ataku në zemër, thuhet në studimin e fundit.

Kryesisht kjo vjen si nji pasojë e stresit emocional që mundet me pasë faktorë të ndryshëm që e ndikojnë.

Shumë njerëz në mbanë botën vuejnë nga efekti i ‘’zemrës së thyeme’’. Ekspertët theksojnë se zemra ndjehet e dobët si pasojë e ndonji ngjarje të dhimbshme.

Ekspertët ma herët kishin pohue se efekte të tilla nuk zgjasin shumë, por ekspertët nga Aberdeni pohojnë të ndryshmen.

Studimi, në të cilin kishin marrë pjesë dheta njerëz që vuenin nga sindroma e ‘’zemrës së thyeme’’ ka tregue se kjo gjendje nëse zgjat në kohë e dobëson zemrën sikurse edhe infarkti i pësuem në zemër.

Shperndaje në: