Befasi për të gjithë: Edhe Mogherini merr pjesë në takimin e Berlinit, të Hanën

Përfaqësuesja e Naltë e BE, Frederica Mogherini, me sa duket nuk ka marrë naj ftesë personale për samitin e Berlinit , ku në fokus të bisedave ka me qenë procesi ndërmjetës i të cilit ka qenë dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës, njofton Radion Europa e Lirë në gjuhën serbe tue u thirrë në burime të besueshme në Bruksel, shkruen foNet.

Mogherini, megjithatë, ka me qenë e pranishme në takimin që do mbahet në kryeqytetin gjerman, por si zavendësim për presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Burime të besueshme thanë se presidenti i Komisionit Europian asht i vetmi zyrtar i Brukselit i ftuem nga organizatori në takimin e të Hanës.

Shperndaje në: