Hajde Ivanovin, po Ilir Meten pse nuk po e ftojne?!

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedon, Zoran Zaev, takohen nesër me Kancelaren Angela Merkel. Tema e bisedës kuptohet që asht stabiliteti në rajon dhe reformat. Kjo asht e disata herë që Merkel takon Ramën, njisoj si Zoran Zaevin që i ktheu Maqedonisë proceset integruese.

Megjithate, i çuditshëm mbetet fakti se lideret e shteteve nuk i kërkon askush në takime. Qoftë Ilir Metën, qoftë Djordje Ivanovin. Ky i fundit shquhet për qëndrimet e tij anti-perëndimore, afërsinë me ish-kryeministrin Gruevski apo pengesat që i nxori vendit të tij në rrugën euro-atlantike.

Por pa përgjigje mbetet pyetja: Po me presidentin e Shqipnisë çka kanë? – pyet portali JAVA.

Shperndaje në: