Balena si arme ruse!

Ekspertat e marines ne Norvegji besojne se kane has ne nji balene te bardhe, e cila asht e trajnueme nga marina ruse si pjese e programit qe per qellime ushtarake, trajnon krijesat e detit.

Peshkataret e katundit te vogel norvegjes Inga, kane raportue javen e shkueme se, nji balene e bardhe e llojit belluga, ka pase ne qafe nji pajisje dhe ka nis me jau damtue barkat e peshkimit, raporton The Guardian.

Kjo sjellje e çuditshme e balenes, e cila perpiqej me çdo kusht me i kput konopat anesor te barkave, ne qafe kishte diçka si kamere ose naj lloj arme, ka shkaktue dyshim te madh ne mesin e eksperteve te marines.

Ata kane arrite me kape balenen dhe ne pajisjen qe e kishte ne qafe zbulojne se shkruente “Pajisje nga St. Petersburg”.

Ekspertat besojne se kjo balena asht vetem nji nga krijesat e detit qe rusia i ka trajnue me u perdore per qellime ushtarake.

Peshkataret thane se balena dukej e zbutun dhe e mesueme me njerez.

 

Shperndaje në: