Aksidentohen tue u kthye nga ndeshja, vdes futbollisti i Çekisë

Mesfushori i Kombëtares së Çekisë, Josef Sural, ka vdekë mbas nji aksidenti të nji minibusi që po transportonte futbollistët e Alanyaspor, nga nji ndeshje në kampionatin turk.

29-vjeçari vdiq në spital, ndërsa gjashtë bashkëlojtarët e tij kanë pësue lëndime nga aksidenti.

Sural ishte rezervë në barazimin 1-1 ndaj Kayserispor të Diellën, derisa vetëm ai humbi jetën nga aksidenti i minibusit, që po transportonte 7 futbollistë mbas përfundimit të ndeshjes.

Shperndaje në: