Mogherini i pret Kosovën dhe Serbinë me delegacione (foto)

Sot në Gjermani asht tue u mbajtë Samiti i Berlinit, ku pjesëmarrës janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Atje do të zhvillohen disa takime të drejtuesve të vendeve të këtij rajoni me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në takim palët ka me i pritë edhe Shefja për Politikë të Jashtme të BE, Federica Mogherini. Veçse ajo ma veçantë se të tjerët ka me i takue zyrtarët nga Kosova dhe Serbia.

Në faqen zyrtare të BE, njoftohet se Mogherini ka me i takue nji përfaqësues të nji vendi, qoftë ai president ose kryeministër.

Kurse, Kosova dhe Serbia kanë me u pritë me delegacione.

Shperndaje në: