Nji mësuese në shkollën “7 Marsi” therret me thikë nga nji grue

Pak momente ma parë nji mësuese e klasëve parashkollore e shkollës fillore “7 Marsi”, asht therrë me thikë.

Klan Kosova mëson se nji grue – nana e nji prej nxanëseve të shkollës që ndodhet në lagjen Emshir të Prishtinës, i ka shkaktue mësueses V.P. disa plagë me mjetin e mpreftë.

Viktima asht dërgue për trajtim të menjihershëm në QKUK.

Në vendin e ngjarjes në këto momente ndodhen edhe policia.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, derisa gjithçka asht zhvillue para syve të nxanësve parashkollor të moshës 4-5 vjeçare.

Shperndaje në: