Nasim Haradinaj: Nuk e kam përcjell Samitin e Berlinit, kam qenë tue livru

Nasim Haradinaj, ka deklarue se dje nuk ka përcjellë Samitin e Berlinit mbasi që kishte për detyrë me punue arën e tij.

Përderisa dje e gjithë vëmendja ishte te Berlini, për Nasim Haradinajn nuk ka qenë, ai primare kishte livrimin e arës së tij.

Unë nuk e kam përcjellë saktë, se jam kanë tu livru. Dje për mu ka qenë ma primare me livru, sepse këta kanë divergjencë aty pak, por aty janë tregu unik edhe sa u informova unë janë tregu unik”, ka thanë Haradinaj.

Simbas tij ma interes janë rezultatet e liderëve të Kosovës, që përfaqësuen vendin e jo paraqitjet.

Po them që edhe në emër të organizatës së veteranëve të luftës për neve nuk kanë rëndësi mënyra si rrin e çka folin. Fjalët e bukura na kemi qe 20 vite, premtime të mëdha për këtë popull kemi qe 20 vite, bile premtime absurde, por rezultate”, asht shprehë Haradinaj për Infokus.

Shperndaje në: