Ky ishte qëndrimi i Macronit mbrapa dyerve të mbylluna lidhun me kufijtë Kosovë – Serbi (foto)

Gerlad Knaus, ka reague në mënyrë interesante për disa detaje lidhun me Samitin e Berlinit.

Drejtori i think-tankut ESI (Iniciativa Europiane për Stabilitet), Gerlad Knaus, ka reague në mënyrë interesante për disa detaje lidhun me Samitin e Berlinit.

Ai ka ba të ditun se mbrapa dyerve të mbylluna, presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka tregue se mendon njisoj sikurse kancelarja gjermane, Angela Merkel, sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Mesazh i fortë në darkën mbrapa dyerve të mbylluna nga presidenti Macron për liderët e Ballkanit në Berlin: Nuk duhet me pasë ndryshim të kufijve në baza etnike. Multietniticeti duhet me u ruejt në Ballkan. Gja shumë e mirë. Kjo e ban takimin të vlefshëm”, ka shkrue Knaus në Twitter.

Shperndaje në: