Rita Ora: Nji kangë në gjuhën shqipe kishte me qenë e mrekullueshme (foto)

Rita Ora ka ba nji intervistë për gazetën zvicrane 20minuten.

Kangëtarja ka mbajtë nji koncert në Zurich si pjesë e turneut të saj ‘Phoenix’. Në nji intervistë për “20min” në Zvicër, Rita Ora tha se kishte me qenë e mrekullueshme nëse kishte me inçizue nji kangë në gjuhën shqipe. Nji festival i ri në Zurich i asht kushtue krejtësisht kulturës muzikore shqiptare-kosovare, këtë verë.

Për “20minuten”, Rita e pyetun se cila asht marrëdhania që ka me Kosovën tha se edhe pse asht e rritun në Londër, prindët e saj i kanë mësue shumë për vendlindjen prandaj gjithmonë ndihet krenare për Kosovën. Ajo po ashtu tha se Kosovën e viziton aq shpesh sa mundet.

E pyetun se çka don me thanë për të, me qenë Ambasadore Nderi e Kosovës, Rita tha “Është një nder i madh për mua që të kem mundësinë të përfaqësoj vendin tim në këtë mënyrë, unë marr detyrat e mia shumë seriozisht”. Në këtë intervistë, Rita foli edhe për suksesin e kangëtareve shqiptare në botë, ku tha se muzikën e kemi në gjak.

“Muzika dhe vallëzimi janë në gjakun tonë. Mendoj se është e mrekullueshme që ne kemi mundësinë të shfaqim talentin tonë në të gjithë botën”, shtoi Rita.

Shperndaje në: