Politika e Thaçit me avion te Pacollit, e me ‘bandasha’ te plastikes…

haki-abazi

Haki Abazi 

Nuk ka se si te jene me te qarte lideret Europian, e direkte porosia e thjeshte por determinuese per Ballkanin. Ka kohe qe eshte pritur nje lidership i ketille ne Europe. Kosova dhe Bosnja nuk ndahen per hater te askujt.

Rama ra ne kurthin e diskursit te tij te pamenduar mire. Nje fiasko e politikes se jashtme e cila behet bazuar ne kaprica dhe inate dhe ne perllogaritjet e perkrahjes se ekonomise se kriminalizuar te rajonit ne zgjedhje dhe fushata elektorale. Qeveria e Shqiperise kishte dhene pareserve perkrahje ndarjes se Kosoves apo siq e quante Thaci, kompromisit te dhimshem. Pazari qe kishin bere per te arritur amnistine nga Gjykata Speciale per Thacin do t’i jepte Serbise toke dhe nje amnistit per te gjithe kriminelet.

Rama viktimizoi Ditmir Bushatin per faktin se ai e kishte te qarte se cfare do te thonte per Shqiptaret dhe aq me teper kishte kuptuar qe ky moment do te vine. Rama do te duhet te zgjedhe ndermejt ndarjes se Kosoves dhe marrjes se drites se gjelbert per hapjen e negociatave, ku Gjermania dhe Franca luajne rolin kryesore.

Rama do te duhej t’i kerkonte falje publikisht Ditmir Bushatit per tentimin per ta demtuar fuqine e tij politike. Mardhenia me opoziten ne Shqiperi gjithastu portertizon mungesen e vizionit dhe ideve per te derguar Shqiperine drejt zhvillimit. Samiti i Berlinit i ka treguar Rames qe lufta me media dhe fyerja e denigrimi medias eshte stili Trump por jo edhe i lidereve Europian.

Per Kosovaret, qe nga nisja me aeroplanin privat te Pacollit qe eshte kunder cfaredo protokolli te shtetit e deri te fjalimet e cakorduara dhe pas asnje sens ne ambasaden e Kosoves te zbukuruar me bandashat e plastikes, e deri tek nervozizimi eksplodues e animalistik i Thacit per deshtimin perfundimtar.

Dhuratave te Thacit per Vucicin ju ka daluar afati. As korrigjim, as ndarje, as shkembim e as kompromis te dhimshem. Tentimi per te minimizuar rendesine e takimit ne Berlin tregon nivelin e rrezikut per vendin qe barte me vete ky njeri.

Ai deshiron qe ceshtjen e fatit te Kosoves ta diskutoje neper birucat e mshehta me lojra te atyre qe shkruajne libra te paverteta dhe takohen neper skutat e qelbura te nentokes. Kur dolen mbi 50 mije qytetare me 29 Shtator te vitit te kaluar ne proteste kunder Thacit dhe ideve te tij per te ndare Kosoven, ai iku ne liqenin e Ujmanit.

Kur Merkel dhe Macron i thane se nuk ka ndarje e as shkembim, ai futi bishtin nenkembe dhe tentoi te fliste per liberalizimin e vizave. Hija e zeze e deshtimit ishte gjithandej. Po perseris ai dhe ambasadorja e tij Citaku kane bere cdo gje per te minimizuar rolin e Gjermanise dhe kane premtuar gjithe andej se Gjermania ne fund do te pajtohet me ndryshimin e kufinjeve. Me parate publike kane punuar kunder interesit te shtetit. Kjo eshte tradheti sipas kushtetutes se Kosoves.

Merkel dhe Makron munden dhe bene ate qe duhet te presim, si lider te zgjedhur nga qytetaret e tyre na treguan qe Europa eshte e hapur dhe ata do te na perkrahin, por shtepine duhet vene ne rend ne. Tani ka mbetur vetem edhe pastrimi i ketyre mbetjeve nga politika me voten qytetare dhe angazhimin per ta bere Kosoven shtetin qe e duan qytetaret e saj dhe Shqiperine qe te luaj rolin e vet pertej vogelsise se lidereve qe zgjedhin te rrrethohen nga mendjet e vogla.

Endrra e Vucict qe nje dite do te shkoje me nje cope te Kosoves ne dore dhe do te beje filmin e falsifikuar te Betejes se Kosoves, ka perfunduar. Loja e tij me lodren qe Thaci ja ka dhuruar, Listen Srpska, ka per te vazhduar derisa Europa nuk ja heq baterite kesaj lodre dhe ne anen tjeter derisa populli i Kosoves lejon qe te jete i mashtruar nga rrejtet kriminale qe kane kapur ekonomine dhe politiken e Kosoves.

Treshja Rama-Vucic-Thaci e ka sjellur rajonin ne gjendjen e pacientit qe eshte diagnostifikuar me kancerin por qe per tu sheruar nevojiten mjeke me pervoje dhe pastrim te mjedisit te kontaminuar nga keto tre mendje qe jane helmuese. Zgjidhja jane zgjedhjet per te rivendosur demokracine dhe ligjin e rendin.

Digresion me nderlidhje:

Dikush duhet zgjuar nga gjumi bashkekryesuseit e delegacionit te ashtuquajtur negociues sepse si duket “shuplaka” nga Berlini i ka vene ne gjume. Per tu bere shtet duhet bere Prishtinin kryeqender, sot eshte qender e berllogut dhe kanalizimit sepse eshte pa zot shpie.

Zgjidhja jane zgjedhjet e reja te parakohshme ne Prishtine. Jane presidenti qe duhet shkarkuar dhe kryetari Prishtines qe duhet perjashtuar me karton te kuq.

Shperndaje në: