Qe qysh e vleresojne ekspertët amerikanë e europianë Samitin e Berlinit (video)

Ekspertët amerikanë dhe europianë të Ballkanit thonë se nji prej mesazheve ma të forta që përcolli takimi i nivelit të naltë që u mbajt n’Berlin, ishte ai i mosndryshimit të kufijve në rajon. Ata i banë keto komentet dje, n’Washington, gjatë konferences ku u diskutuen sfidat që kanë përpara vendet e Ballkanit Perendimor.

Marrëdhaniet mes Kosovës dhe Serbisë ishte nji nga temat qendrore të takimit të Berlinit. Edhepse në përfundim të tij nuk u arrit ndonji rezultat konkret, simbas analistëve, aty u rikonfirmue se ideja e ndryshimit të kufijve nuk asht rruga e duhun drejt arritjes së marrëveshjes mes këtyne dy vendeve.

Ajo çka une kuptova asht se Presidenti Macron ju ka bashkue kundërshtimit për çdo ndryshim të kufijve, që për mue asht nji gja e duhun me u ba. Shpresoj se kjo ka me i hape rrugën nji diskutimi ma serioz për normalizimin e marrëdhanieve”, thotë drejtori i Programit për Menaxhimin e Konflikteve në Qendrën për Studime të Avancueme Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer.

Analisti Ed Joseph, gjithashtu u përqëndrue te mesazhi i fortë që përcolli Gjermania kundër ndryshimit të kufijve në rajon dhe te mundësitë për arritjen e nji marrëveshje nën këtë qasje.

Nji marrëveshje asht gjithmone e mundun. Ajo që duhet me dijte sot asht se nuk jemi ma në “epokën e Mogherinit”. Pra, këtij koncepti që kishte nji shtysë të madhe nën Federica Mogherinin dhe u mbështet sigurisht nga John Bolton, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkueme, shohim se i ka ardhe fundi”, thotë eksperti i Institutit për Politika Ndërkombëtare.

Gjatë takimit të Berlinit, Presidenti Thaçi tha se, “bisedimet duhet me qene të pakushtëzueme”, tue potencue se nuk mundet me pase zgjidhje pa përfshimjen e Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Por, për zotin Serwer, nji përfshimje direkte në bisedime e Washingtonit, ka me prue në tavolinë edhe Moskën.

“Shtetet e Bashkueme kanë qenë të përfshime, në mënyrë jo direkte. Por, problemi me prezencen e SHBA në takime, krijon mundësinë që Moska me qene aty gjithashtu. Nuk mendoj se ndokush në Bashkimin Europian, Kosova me siguri, madje as vete Serbia, kishte me pelqye praninë e Rusisë”.

Takimi i Berlinit i kushtoi vemendje dhe perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perendimor. Simbas ekspertëve, edhepse perspektiva për zgjanimin e BE në 2025 mbetet në fuqi, arritja e saj duket e vështirë. Dhe arsyet, simbas drejtorit të Qendrës për Studime të Europës Juglindore, Florian Bieber, lidhen me angazhimin e pasinqertë të qeverive në rajon.

“Problemi kryesor asht se kemi pune me qeveri jo-demokratike, të cilat nuk janë sinqerisht të angazhueme me çue vendin drejt NATO’s dhe BE’s. Këtu shohim nji paradoks. Shumë prej qeverive thonë se janë pro-perëndimit, se i pëlqen me ju bashkue NATO’s dhe Bashkimit Europian.

Por nëse gërvisht pak sipërfaqen, del se asht nji angazhim, le të themi siperfaqësor, në rastin ma të mirë. Në thelb, ata janë pak të interesuem për bashkim me perëndimin në kuptimin e përqafimit të demokracisë liberale, sundimit të ligjit, respektimit të drejtave të njeriut dhe marrëdhënies së fqinjësisë së mirë”.

Për me i dhane za argumentit të tij, zoti Bieber mori si shembull dialogun Prishtinë-Beograd.

“Ka nji mirëkuptim të palëve për qëndrimet e kundërta, apo mospëlqimet. Jo vetem udhëheqësit e këtyne vendeve e kanë shpreh hapun se sa shumë e urrejnë njani-tjetrin, por gjithashtu kthehen në shtëpi dhe vjellin vner ndaj njani-tjetrit.

Nëse lexon shtypin pro regjimit në Serbi, ata kanë njoftue të paktën 100 lufta vitin e kaluem. Kanë thanë çdo ditë se vendit i kanoset nji luftë. Dhe bahet fjalë për median besnike ndaj presidentit Vucic. Nuk mundesh me pase nji qeveri që në nji anë pohon se asht pro perëndimit, dhe nga ana tjetër mbështet shtypin që angazhohet në gjuhen e urrejtjes, të llojit ma të keq”.

Ekspertët potencuen se qasja, megjithëse sporadike, por insistuese, që buron nga Bashkimi Europian, lidhun me integrimin e Ballkanit, po u hap rrugë fuqive të tjera me “aterue” në rajon, tue e ngadalësue procesin e europianizimit të këtyne vendeve. /Burimi: VOA

Shperndaje në: