Vizat – Qeveria e merr këtë vendim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thanë që Qeveria në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për krijimin e Grupit Punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Mbrendshme Gjermane dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.

Lexoni ma poshtë postimin e plotë të Haradinajt:

Kabineti qeveritar, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim për krijimin e Grupit Punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.

Aprovimin mori edhe vendimi me të cilin urdhërohen të gjithë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës për përdorimin e automjeteve zyrtare në mënyrë strikte vetëm për qëllime zyrtare, siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi.

Qeveria ka miratuar propozimin e Koalicionit Digjital për mandatimin e anëtarëve të tij për marrjen e përgjegjësive për të intensifikuar punët rreth vendimit për njohjen ndërkombëtare – Domenit të Republikës së Kosovës.

Ky vendim është i një rëndësie të veçantë për pavarësinë digjitale të Kosovës dhe një hap shumë i rëndësishëm për proceset e ndërkombëtarizimit të shtetit tonë.

Po sot, miratim ka marrë edhe vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të Zonës Kadastrale Reçicë, Komuna e Podujevës, të cilat preken nga realizimi i projektit Ndërtimi i “Kullës së Demë Ahmetit” me qëllim të shndërrimit të saj në shtëpi muze, për ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë historike të Kosovës.

Shperndaje në: