Pijet energjike, mjafton vetëm nji me shkaktue probleme në zemër

Pijet energjike konsumohen në masë të madhë sidomos nga të rijtë, por mjafton vetëm nji prej tyne me shkaktue probleme në zemër.

Efektet e tyne zakonisht fillojnë vetëm 90 minuta mbas konsumimit.

Shkencëtarët deklarojnë se pijet energjike munden me shkaktue ngushtimin e enëve të gjakut, gja që rrit rrezikun e bllokimit dhe shkaktojnë sulmet në zemër apo goditjet në tru.

Të dhanat e reja i japin edhe ma shumë za studimeve të maparshme, të cilat kanë paralajmërue të rijtë që me qendrue larg këtyne pijeve.

Shkencëtarët, të udhëhequn nga Dr. John HigginsUniversitetin e Texas thanë: “Derisa pijet energjike po bahen gjithnji e ma popullore, asht e randësishme me i studiue efektet e tyne te ata që i pijnë shpesh dhe me përcaktue ma mirë, nëse ka, sasinë e caktueme që duhet marrë”.

Në shkrimin e botuem nga e përditshmja “The Sun”, thuhet se grupi i punës beson se asht kombinimi i përbamësve në pijet energjike që damton enët e gjakut konsumuesit. Mes tyne janë kafeina, taurina, sheqeri dhe përbamës të tjerë bimorë, që simbas ekspertëve damtojnë rreshtimin e artereve dhe venat.

Shperndaje në: