Letër Mogherinit: Lugina e Preshevës me u përfshi në dialog

Kryetari i Këshillit kombëtar të shqiptarëve Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, dhe deputeti në Kuvendin e Serbisë nga kjo komunë, Fatmir Hasani, kanë drejtue nji iniciativë që Liugina e Preshevës me u përfshi në fazën përfundimtare të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ata letra nji iniciativë të tillë ia kanë dërgue përfaqësueses së naltë të BE për politikë të jashtme e siguri, Federica Mogherini, kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, koordinatorëve të delgeacionit shtetnorë të Kosovës, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj.

Në letra thuhet se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës e Serbisë “paraqet mundësi që të zgjidhen problemet vitale për shqiptarët nga Presheva, Bujanoci e Menvegja”.

“Prandaj, na, përfaqësuesit legjitimë të institucioneve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkojmë përfshimjen e çashtjes së Luginës së Preshevës në procesin e kësaj faze të dialogut me qëllim të arritjes së marrëveshjes së obligueshme ndërkombëtare”, thuhet në shkresë, transmeton N1.

Shperndaje në: