Historike në SHBA, “drone” pshton jetën e pacientit që kërkonte nji veshkë

Atëherë kur jeta asht në fije të penit, e kur çdo sekondë asht e vyeme me pshtue jetën e nji njeriu, në ndihmë ndoshta të vjen edhe nji mjet fluturues i telekomanduem “drone”.

Nji ngjarje e tillë historike ka ndodhë në Shtetet e Bashkueme, kur pikërisht nji “drone” ka krye të parin fluturim me mision fisnik, tue transportue veshkën e nji donatori për nji nevojtar në nji spital amerikan, aty ku kirurgët pritnin me operue nga momenti në moment.

Fluturimi në fjalë kërkoi nji drone të dizajnuem në mënyrë specifike, jo vetëm për me mbajtë organin jetik të njeriut, siç asht veshka, por edhe me monitorue gjendjen e saj.

Ky sukses shton shpresat se mund t’i hapet rruga udhëtimeve ma të gjata në distancë të këtij lloji, me adresue ma shpejt çashtje të sigurisë shëndetësore, krahasue me metodat egzistuese të transportit.

Marrësja, nji 44-vjeçare nga Baltimore, kishte pritë 8 vjrt për transplantin. “E gjitha kjo asht e pabesueshme dhe fantastike. Vite ma parë as nuk mujshim me mendue diçka të tillë”, tha ajo mbi këtë metodë të pazakontë transporti.

Simbas Rrjetit i Bashkuem për Shpërndamjen e Organeve (UNOS), që menaxhon transplantet e organeve në SHBA, në vitin 2018 ishin afër 114 mijë njerëz në listat e pritjes, ndërkohë që gati 1.5 përqind e organeve nuk munjtën me mbërri në destinacion në kohën e duhun, ndërsa afër 4 përqind e dërgesave ishin vonue me dy ose ma shumë orë.

“Dërgesa e nji organi nga donatori te pacienti asht nji detyrë e shejt me shumë etapa. Asht jetike me gjetë mënyra me ba këtë detyrë edhe ma mirë, edhe ma shpejt”, tha Joseph Scalea, mjek asistent i operacionit në fjalë në Universitetin “Maryland School of Medicine” (UMSOM), apo njani prej kirurgëve që kryen transplantin.

Shperndaje në: