Maduro shfaqet në media i rrethuem nga ushtria: Të pregaditun me i luftue “tradhtarët” (video)

Ma s’pakti katër vetë kanë vdekë gjatë dy ditëve të protestave në Venezuelë, mbasi kreu i opozitës Juan Guaido bani thirrje për nji kryengritje ushtarake, tha nji grup i të drejtave të njeriut.

Dy persona u qëlluen në qytetin La Victoria dhe dy të tjerë në kryeqytetin Caracas, simbas Observatorit Venezuelas të Konfliktit Social.

Gjithashtu, rreth 230 të tjerë janë raportue të plagosun dhe 205 janë arrestue gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë.

Por, simbas mediave të hueja, këto zhvillime nuk kanë e kanë lëvizë nga pozicioni i tij presidentin Nikolas Maduro, i cili u ka ba thirrje të enjten forcave të armatosura që të kundërshtojnë “çdo komplot për grusht shteti” pas një kryengritje të dështuar ushtarake nga forcat që mbështetin udhëheqësin e opozitës Juan Guaido.

“Po, na jemi në luftime, mbajmë moralin e naltë në këtë luftë për të çarmatosë çdo komplot për grusht shteti”, citohet të ketë thanë Maduro në nji ngjarje televizive me komandën e naltë ushtarake në të cilën u shfaq i rrethuem nga ushtarë.

Ushtria duhet me qenë e pregaditun për me luftue “tradhtarët”, shtoi ai, tue akuzue kundërshtarët për përpjekje me provokue gjakderdhjen në Karakas, si pjesë e tentimit të Guaidos për me marrë pushtetin.

 

Shperndaje në: