Revolucioni i Real Madrid kushton 540 mln euro, qe kush asht goditja e parë

Revolucioni ka nisë. Asht Luka Jovic goditja e parë e Real Madrid në misionin e ekipit “los blancos” me ndërtue nji tjetër ekip kompetitiv, mbas nji sezoni zhgënjyes në La Liga dhe Europë.

Jovic asht vetëm i pari, ndërsa rinovimi i ekipit ka m’i kushtue Florentino Perez 540 milion euro.

Pjesa ma e madhe e kësaj shifre ka me shkue për Paul Pogba, i cili pritet me u transferue në La Liga për 150 milion euro. Futbollisti i dytë ma i paguem ka me qenë Eden Hazard. Belgu kërkohet gjithashtu me ngulm nga Zidane dhe për me lirue atë nga Chelsea duhen 112 milion euro.

Lista e blemjeve për Real Madrid në merkaton e verës vazhdon me Kristian Eriksen, i vlerësuem 85 milion euro.

Shperndaje në: