Potpuria e 2019’it: Tri perlat e Ramush Haradinajt (video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tashma dihet që ia merr kangës shumë shpesh sa që disa menxi nuk presin se kur po e kap mikrofonin përsëri.

Ishte deklarue ma herët se kanga e tij e preferueme asht “Oj Kosovë oj bukuroshe”, por duket se ai ka është shumë kangë të tjera që dita- ditës po e shfaqë talentin e tij për knim.

Haradinaj ia tha kangës edhe në Shqipni, gjatë nji emisioni ku e lutën për nji këngë, ndërsa ai nuk dinte me u ndalë dhe i knoi dy.

Kanga tjetër që ai e knoi ishte “Xhamadani vija vija”, kangë kjo e cila asht ba si “himn”.

Dhe, hiq ma larg se natën e kalueme, kryeministri u shfaq me mikrofon përsëri, dhe befasoi të gjithë, sepse kishte nderue me kangë arbneshët mysafirë. Ai knoi nji kangë të vjetër të dashnisë.

Ma poshtë keni videon ku shihet nji përmbledhje e performancave të Ramush Haradinajt.

Shperndaje në: