Edhe dy muej paraburgim për serbin, i dyshuem për krime lufte në Kosovë

Të dyshuemit për krime lufte, Zoran Djokic, nga Peja, i asht zgjatë paraburgimi edhe për dy muej me dyshimin se gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, ka ba krime lufte ndaj popullatës civile.

Kështu, simbas pohimit të avokatit të tij, Lubomir Pantovic, ka vendosë Gjykata Themelore në Pejë, gja që ai e ka quejt të kundërligjshme.

“Tash e tre muej që kur Djokic asht në paraburgim janë ba vetëm 3 hetime dhe kjo nuk u mjafton për m’u dëshmue fajësia, ndërsa kjo tregon edhe për ngathtësinë e veprimit të organeve të drejtësisë në Kosovë”, transmetohet të ketë thanë avokati Pantovic, simbas agjencisë serbe të lajmeve, BETA.

Djokic ishte arrestue në fillim të Frorit në veri të Kosovës, saktësisht në vendkalimin në Jarinje.

Shperndaje në: