Lexoni çka ka ndodhë në Kongresin e radikalëve serbë: Rizgjedhet Seselj e bahet thirrje për luftë

Me simbole e fjalime nacionaliste serbomëdhaja, në Hrtkovci, katund në Vojvodinë, nga i cili janë dëbue me dhunë kroatët, asht mbajtë Kongresi i dhetë i Partisë Radikale serbe, njofton B92.

Në Kongres, kryetar i radikalëve sërish asht zgjedhë Vojislav Seselj, i njoftun me qëndrimet e tij antishqiptare dhe dikur bashkëpunëtor i afërt i diktatorit Slobodan Milosevic.

Tubimi ma i naltë i radikalëve serbë filloi me egzekutimin e himneve të Serbisë e të Rusisë.

Para fillimit u knuen kangët “Ko to kaže, ko to laže Srbija je mala”, “Sprem’te se, sprem’te”, (Kush po thotë, kush po rren që Serbia asht e vogël, Pregadituni, pregadituni), me të cilat ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe shkonin nëpër luftat pushtuese nëpër ish-Jugosllavi e edhe në Kosovë.

Shperndaje në: