Në rast të nji ‘Lufte të Tretë Botnore”, qe cilat vende janë ma të sigurtat – Keni m’u befasue me pozitën e Shqipnisë

Albanien / Bed and Bunker / FH Mainz

Lufta e Tretë Botnore asht ba nji shqetësim për shumë njerëz ndërkohë që tensionet mes fuqive të mëdhaja globale, përshkallëzohen. Marrëdhania mes SHBA dhe Kinës, asht veçanërisht e acarueme tash, dhe e përditshmja britanike, Express, i ka dedikue nji vëmendje të posaçme, vendeve ma të sigurta të botës, me ma shumë bunkere, ku mundesh me i pshtue nji Lufte të Tretë Botnore. Dhe, Shqipnia, asht nji ndër vendet ma të sigurta, konkretisht e treta ma e sigurta, mbas SHBA dhe Zvicrës.

Në SHBA, shkruen Express, pjesa ma e madhe e shteteve kanë rrjete bunkerësh. Qeveria amerikane i ka ndërtue ato gjatë luftës së ftoftë për punëtorët federalë. Zvicra po ashtu, asht unike dhe ka bunkere të mjaftueshëm me akomodue të gjithë popullatën e saj.

Dhe e treta, Shqipnia, ka ma shumë se 170 mijë bunkerë, të ndërtuem mes viteve 1960-1980 gjatë sundimit komunist. Në fakt, ka mesatarisht 5.7 bunkerë për çdo km katror në Shqipni, ose ndryshe, nji bunker për çdo katër shqiptarë.

Bunkerët, janë ndërtue në kurriz të financave të vendit në nji kohë krize ekonomike dhe strehimi, dhe nuk janë përdorë asnjiherë për mbrojtje në luftë.

Mbas Shqipnisë, vjen Suedia me ma shumë se 65 mijë bunkerë, që kishin me mujt me i mbajtë 7 milionë njerëz në rast të nji lufte të tretë botnore. Të tjera vende të sigurta konsiderohen edhe Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Islanda, që kryesojnë edhe listën e vendeve ma të lumtuna dhe me standardet ma të nalta të jetesës.

Ndërsa, vendet ma të rrezikshme, në nji skenar të tillë, janë Libia, Somalia, Jemeni, Afganistani, Sudani dhe Mali.

Shperndaje në: