Kolinda denon ashpër tubimin e Seselj’it: Kjo asht shkatërruese për Serbinë (foto)

Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, ka reague ndaj tubimit të radikalëve serbë në Hrtkovci.

“Dheta mija kroatë të Vojvodinës janë detyrue me i lanë shtëpitë e tyne në vitet 1990 për shkak të dëbimit nga serbomëdhejt dhe veprimit të kriminelit të dënuem të luftës Vojislav Seselj dhe bashkëmenditarëve të tij”, ka shkrue ajo në Twitter, tue i drejtue kritikë Serbisë.

“Asht shkatërruese që shteti serb në vitin 2019 lejon tubimin e po atyne njerëzve në Hrtkovci, simbolin e pësimeve të kroatëve të Vojvodinës”, ka shkrue ajo.

Shperndaje në: