Haradinaj: Na jemi Europë, por në botë jemi me Amerikën

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës sot ka shënue 19-vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i saj, Ramush Haradinaj, derisa e çonte në qiell partinë foli pak edhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Haradinaj thotë se Kosova asht Europë dhe këtë fakt duhet me kuptue në Bruksel. Ndërsa, ai thekson se Kosova i takon edhe botës që i prin Amerika.

‘’Ne jemi Evropë dhe jemi të gatshëm t’ju takojmë atyre. Por edhe ata duhet me kuptu se jemi në Evropë dhe është interesi i tyre. Ne i takojmë edhe botës. Na jemi të botës që i prin Amerika. Botës euroatlantike. Ata që s’kanë marr anë, kanë mbetë kërkund. Ne s’kemi nevojë me vet veten për kënd jemi, ne jemi në Evropë. Por në botë jemi me Amerikën. A jemi prej atyre që ndjellim të keqe për të tjerët? Nuk jemi. Na vjen rëndë që për të këqijat nuk japin përgjegjësi. Të gjithë e dinë në Ballkan që shqiptarin kur e respeton e ia jep të drejtën, ai është më i miri. Serbia duhet të pranojë atë që ka bërë në Kosovë. S’ka askush që e do paqen më shumë se ne. I bëj thirrje Serbisë që ta kuptojnë që duke e njohur Kosovën e clirojnë veten. Shkojnë më lirë në BE, pa tarifa e pengesa. Pa na njoft, duhet të bëhen gati. S’ka heqje të taksës’’, tha sot Haradinaj.

Shperndaje në: