BRONX’i i shqiptarëve të Amerikës, vendi ku flitet shqip (video-reportazh)

Reportazh nga Valon Gerbeshi

Nji ditë vikendi në Bronx të New York’ut, në nji perimetër jo fort të madh, të cilin mund ta përshkosh për vetëm gjysmë dite (shetitje në këmbë) mund të gjeshë nji botë të tanë shqiptare qe jetojnë e veprojnë këtu në New York, nga ku të krijohet përshtypja se këtu gjithçka asht shqiptare dhe gjithmonë ka qenë e tillë.

Statistikat tregojnë se vala e parë e imigrantëve shqiptarë ka ardhur këtu në Bronx në fund të viteve 60’ta dhe fillim të viteve ’70.

Ndërsa, shqiptarët e parë qe erdhën këtu, thuhet se jua “zunë” vendin edhe Italianëve e Irlandezëve të asaj kohe.

E sot kjo zonë asht shëndrruar në nji zonë me komunitet më të populluar shqiptar i cili asht i respektuar nga të gjitha komunitetet e tjera.

Duke dashur që t’ju sjellim atmosferen shqiptare të kësaj zone, përmes këtij reportazhi, po nisim një rrugëtim nga “Little Italy” apo Arthur Ave, në drejtim të Pelham Parkway, e deri Morris Park dhe Belmontes, lagje këto që mund ti përshkosh për vetëm gjysmë dite duke shetitur në kambë.

Këndej, në këto lagje është e pamundur që mos të degjosh shumë shqiptar që flasin shqip, e mos të shohësh biznise të ndryshme shqiptare, që në dritaret apo dyer e tyre, të mos kenë të pakten nga një mbishkrim shqip, ndonji simbol shqiptar, mvarësisht prej nga vendin që ata vijnë, apo edhe flamurin e shtetit të Kosovës apo flamurin kombëtar shqiptar.

Ndoshta, për shkak të jetës dhe çmimeve të lira të objekteve të banimit që ishte në vitit e 70’ta, këtu ishin vendosur shumë migrant shqiptar të asaj kohe.

E sot, ndoshta edhe për shkak të lidhjeve familjare dhe miqësore që shqiptarët mbajnë në mes veti, Bronx’i ende mbetet adresa e parë e shqiptarve të cilët migrojnë në Amerikë.

Shqiptarët, nga trevat e ndryshme shqiptare, kur vijnë këtu në fillim nisin të bëjnë punë të çfardoshme.

Fillojnë punë në ndertimtari, në restorane, në dyqane ushqimore e tekstili, fillojnë punë edhe me pastrim të objekteve, administrim ndërtesash, kujdesje dhe shërbim ndaj të moshuarve, etj.

Por vetëm për një kohë të shkurtë, të gjitha këto punë mbesin punë vetëm sa për të filluar jetën në këtë zonë dhe sa për të fituar për egzistencë në fillim të ardhjes së tyre në Amerikë.

Pas një qendrimi fare të shkurtë, shqiptarët me “shpejtësinë e dritës” arrijnë që të inkuadrohen në shoqërinë amerikane, kulturat dhe traditat e këtij vendi, duke të krijuar përshtypjen se ata kanë lindur dhe janë rritur në këtë vend.

Kështu, përveç punëve të lart-përmendura, që shqiptarët bëjnë në fillim të ardhjes së tyre në Amerikë të rijë e të reja që flasin shqip, mund të takosh edhe në vende tjera të punës si në institucione lokale, administrata shtetërore, spitale, kompani të mëdhaja biznesi dhe korporata, përfaqësi të kompanive telefonike, klube sportive, e deri të Asambleja e përgjithshme e New York’ut.

BIZNISI I PARË SHQIPTAR NË BRONX DHE BIZNISET SOT

Biznisi i parë shqiptar që u hap këtu në Bronx, ishte mishtorja e “Ëngjëll Zadraga” në vitin 1972, i cili kishte prejardhje nga fshati REÇ i Ulqinit.

Ndërsa, sot egzistojnë një numër i madh i bizniseve që veprojnë në këtë zonë si; Kafene e Restorane, Piceria e Burektore, Real Estate Company’s, Agjencione Udhëtimi, Kompani Ndërtimi dhe Dyqane Ushqimore e Tekstili.

Shqiptarët në Bronx, përveç të tjerash,me fanatizëm ruajnë gjuhën, traditat dhe kulturat shqiptare.

Në Bronx, sot egziston edhe shkolla fillmore shqipe e cila është hapur me vet-iniciativë, nga prindërit dhe biznismenët shqiptarë.

Këtu, janë themeluar shoqëri të ndryshme kulturoro-artistike, institucionet fetare në gjuhën shqipe si ; Kisha dhe Xhamia, shoqata humanitare, etj.

Në Bronx, shqiptarët kanë edhe gazeta e televizion që botohen dhe transmetojnë program në gjuhën shqipe.

Këtu, vite më parë nisi botimi i gazeta “Illyria”.

Kurse, tash në këtë zonë botohet gazeta “Dielli” dhe ajo “Malësia”.

Ndërsa, program në gjuhën shqipe, transmeton edhe televizioni privat shqiptar “Albanian Culture TV” në Bronx.

Këtu, më shumë krenari ruhen dhe përcjellen brez pas brezi edhe festat kombëtare-shqiptare.

Për nder të 17 Shkurtit, ditës së Pavarsisë së Kosovës dhe 28 Nëntorit, ditës së Flamurit Kombëtar-Shqiptar, pothuajse të gjitha rrugët e këtyre lagjeve dhe dritaret e shtëpive të banuara me shqiptar, janë të mbuluara me simbole kombëtare.

Flamuri i Shtetit të Kosovës dhe ai kombëtar – Shqiptar, valojnë gjithandej.

Në kafenetë dhe restoranet shqiptare, për nder të këtyre festave, gjatë tërë kohës, mund të degjoshë muzikë folklorike shqipe.

Kurse, restoranet dhe kafenet shqiptare, begatojnë menytë e tyre me pije dhe ushqime tradicionale shqiptare.

Ndërkaq, komuniteti shqiptar nga këtu, ka dhënë kontribut të madh për shqiptarët në Kosovë, sidomos gjatë luftës së fundit në vitet 98-99.

Gjatë ditëve në vazhdim, do t’ju sjellim edhe reportazhe të tjera për jetën e shqiptarëve këtu.

Bronx, New York, 2019.

Shperndaje në: