Kjo asht e vërteta e fotografisë Merkel-Thaçi-Vucic me hartë në duer

Samiti i Berlinit duket se e ka mbyllë përfundimisht çashtjen e korrigjimit të kufijve me iniciativë dy liderëve të fuqishëm europianë, Kancelarja Angela Merkel dhe Emmanuel Macron.

Por, mbas samitit ka qarkullue nji fotografi ku Merkel –Thaci e Vucic shihen me hartë në duer e cila asht komentue si nji fotografi nga Berlini. Por, e vërteta e fotografisë asht se ajo asht ba para do vjete në nji takim në Vjenë, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kur asht ba kjo fotografi në fakt nuk ka egzistue ideja e ndryshimit të kufijve. Në Vjenë ishte diskutue çashtja e autostradës Nish – Prishtinë që në atë takim ishte shqyrtue si mundësi që të mbështetej financiarisht nga Bashkimi Europian.

Shperndaje në: