Deputeti terrorizon banorët, gjuen n’hava me rafall dhe habit me “arsyetimin” (video)

Banorët e qytetit Kamyshlov në Uralet ruse janë tutë nga disa krisma me armë zjarri automatike. Ngjarja ka ndodhë gjatë fundjavës dhe për habinë e të gjithëve, personi që qëlloi në ajër ishte nji deputet kombëtar.

Menjiherë në rrjetet sociale janë publikue video të kësaj ngjarje. Dikush ka filmue nga mbrenda nji apartamenti, e në video shfaqet nji grup njerëzish që qëndron në oborrin e prapmë të nji shtëpie dhe papritun nji prej tyne qëllon disa herë n’hava.

Ndërkohë nji tjetër video tregon momentin që ka mbërri policia në vendin e ngjarjes, por nuk informoi publikun mbi këtë çashtje.

Por, personi në fjalë u identifikue mbas publikimit të videove në rrjetet sociale. Simbas mediave lokale, ai asht Dmitry Ionin, anëtar i dhomës së ulët të parlamentit në Rusi, ku përfaqëson rajonin Sverdlovsk të Uraleve.

“Çdokush ban idiotsina nganjiherë”, ka thanë Ionin tue pranue se kishte ba gabim, megjithëse nuk ishte procedue nga policia.

Deputeti filmohet duke qëlluar me armë, befason me përgjigjen: Çdokush bën idiotësira nganjëherë on Vidnews.

Shperndaje në: