Veseli: Me vendim të Kuvendit ka me u ndërtue Muzeu i Gjenocidit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisë sot edhe formalisht procedurat për iniciativën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia ka krye gjatë luftës në Kosovë.

Tue folë para përfaqësuesve të shoqatave të pagjetunve, organizatave të dala nga lufta, institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve tjera të pamvaruna, ka thanë në seancën e ardhshme do të fillojnë procedurat për hapjen e nji muzeu për gjenocidin serbë në Kosovë.

“Përveç kësaj do të jetë vendimi i Kuvendit për ndërtimin e memorialit, ku do të respektohen njerëzit tanë, po ashtu, po thuajse është përcaktuar lokacioni për ndërtimin e muzet, i cili do të jetë afër Prishtinës, dhe aty do të jetë Muzeu i Gjenocidit”, tha Veseli

Shperndaje në: