Messi me Ronaldon në nji ekip – Ky lajm ka me ju befasue

Legjenda e futbollit, David Beckham, asht ba pronari i ekipit amerikan, Inter Miami. Ekipi i tij garon momentalisht në ligat e ulëta të futbollit amerikan, por synon me i arritë majat e këtij futbolli.

Anglezi së bashku me akcionerët e tjerë po ndërtojnë dhe stadiumin e duhun për ekipin.

Beckham ka nji ide krejtësisht të çmendun për ekipin e tij.

“Diario Goal” raporton se pronari i ekipit kërkon me i tërhekë në ekipin e tij Cristiano Ronalo’n dhe Lionel Messi’n.

Ai synon që të dy me luejt së bashku në të njajtin ekip, diçka e tillë duket e paimagjinueshme, por ky asht projekti i anglezit për vitin 2021.

Shperndaje në: