Ta pshtojme natyren ndaqim me pshtue veten!

1 milion lloje kafshësh e bimësh sot jane ne rrezik me u zhduke pergjithmone.

Natyra po degradon me shpejtësi të hatashme shkaku i rritjes se nevojes tone për ushqim.

U deshtën 3 vjet për me ba këtë vlerësim natyror, i cili përmban 15,000 materiale reference dhe asht përpilue nga – Intergovernmental Science-Policy Platform në Biodiversity and Ecosystem Services (IPBES) – me gjithsej 1800 faqe.

Përmbledhja 40-faqëshe qe i referohet pushtetareve u publikue n’Paris.

Simbas këtij vlerësimi, bota po vuen nga veprimi i njeriut, sidomos 50 vjetët e fundit.

Popullsia e botës asht dyfishue që në vitin 1970, ekonomia botnore asht katërfishue, kurse tregu botnor asht rrite 10 herë.

Midis viteve 1980 dhe 2000, 100 milionë hektarë të pyjeve tropikale kanë humbe.

Që nga viti 1700 e deri në vitin 2000 kanë mbete vetëm 13 % të llagunave.

Qendrat urabane janë dyfishue qysh prej vitit 1992.

25% e kafshëve dhe të bimëve janë të rrezikueme.

Diku 1 milion lloje po përballen me rrezikun e zhdukjes qysh moti.

Burimet po degradojnë si kurrë ma heret, gja qe e ka ule prodhimtarinë në Tokë per 23%.

Pangopshmënia jonë po prodhon male berllogu.

Berllogu i plastikes asht dhetëfishue qysh prej vitit 1980.

Çdo vjet gjuhen 300-400 million ton metalesh të randa, mbetje toksike, etj. n’ujnat e botës.

Vetëm 3% e oqeaneve janë të lira nga presioni i njeriut me 2014.

Peshku po shfrytëzohet si kurrë ma shume dhe 33% e tij nuk zavendësohet.

Shkaqe të tjera janë gjuetia, ndryshimi i klimës, ndotja dhe llojet pushtuese./ Burimi: BBC

Shperndaje në: