Biseda telefonike me serbin që Nysrete Kumnova e akuzoi për vrasjen e djalit (video)

Nysrete Kumnova nga OJQ “Thirrjet e nenave” ka thanë dje se edhe si shoqatë edhe si familjarë kanë mirëpritë iniciativën për krijimin e nji tribunali që do të gjykonte krimet e kryeme nga Serbia në Kosovë.

Ajo ka tregue edhe per marrjen e dajlit te saj nga serbet:

“Me 31 mars 1999 në 14:30 kanë hyrë persona të uniformuar me uniforme të ushtrisë serbe – nuk kanë qenë policë. Kanë qenë Vuk Mirkoviq dhe Dragan Raçiq. Ata jetojnë në Nish por askush nuk i ka ndjekur. Ata jetojnë të lirë. Kemi komunikuar gjatë luftës me ata njerëz. Kam shkuar me kunatën – Ferdonije Qerkezi. Na kanë thënë se “se nuk do t’i gjeni kurrë ata derisa ne t’ju tregojmë””.

Indeksonline ka arritë me kontaktue njanin nga të dyshuemit, Vuk Mirkovic. Me nji bisedë telefonike, Mirkovic ka folë në gjuhën shqipe, ndërsa ka thanë se jeton në Beograd.

Në intervistën me gazetarin e Indeksonline, serbi i dyshuem thotë se asht i pastër dhe se nuk e ka prekë asnji bubrrec me duer, se le ma njerëz.

“Gjakovarët e din se kush ka vra, e kush jo. Mua serbët më kanë qit prej pune, e dini ju atë rast. Unë s’e kam njoft askënd prej familjes Kumnova. Jam i gatshëm për bashkëpunim, t’i përgjigjem çdo akuze sepse jam i pastërt. Kisha dasht me hek këtë prej veti që më kanë quajt kriminel” ka thanë Mirkovic për Indeksonline.

Shperndaje në: