Gjermania zgjedh Serbinë për investime, SHBA’të Kosovën

Investimi i kompanisë ‘MTU AERO ENGINES’ në shtetin serb, dhe ivestimi gjigantit amerikan, ‘General Electic’ për ndërtimin termocentralit të ri të Kosovës, Kosova e Re, tregon se Gjermnia ka zgjedhë Serbinë për investime, e SHBA’të Kosovën, transmeton Gazeta Metro.

Njoftimi i fundit nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tregon për shkuemjen e nji investuesi të madh gjerman në shetin serb.

Bahët fjalë për kompaninë ‘MTU AERO ENGINES’, e cila rangohet në rangun e kompanive ma të mëdhaja të teknologjive në botë.

Kompania në fjalë cilësohet si prodhuesi kryesor gjerman i motorëve të avionëve. Mbas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe MTU Aero Engines AG, Vucic tha se kompania ajrore më moderne ka mbërri në Serbi dhe se nji e treta e të gjithë avionëve në botë kanë akcione në këtë kompani.

Por, përkunder shetit gjerman, i cili po investon në Serbi, në Kosovë po investon shteti mik i kosovarëve, Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

ContourGlobal dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë informue mbi përzgjedhjen e konglomeratit amerikan General Electric (GE) për inxhinieringun, prokurimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen afatgjate të termocentralit të ri të Kosovës, ‘Kosova e Re’.

Shperndaje në: