Përsëritja e zgjedhjeve në Stamboll – Kjo asht deklarata e Erdogan lidhun me vendimin

Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, tha se kishte paligjshmëni në zgjedhjet lokale në Stamboll, mbasi organi zgjedhor i vendit urdhnoi rizhvillimin e procesit.

“Na sinqerisht besojmë se atje ka korrupcion të organizuem dhe paligjshmëni të plotë. Na mendojmë se ky vendim asht ma i miri i mundshëm, ka me forcue vullnetin tonë me i zgjidhë problemet mbrenda kornizës së demokracisë dhe ligjit dhe ka me përforcue verdiktin e popullit”, deklaroi Erdogan.

Vendimi për rizhvillimin e zgjedhjeve, që sollën nji fitore të ngushtë të opozitës në Stamboll, nxiti protesta. Kandidati fitues i opozitës foli për tradhti. Parlamenti Europian po ashtu tha se vendimi për rizhvillimin e zgjedhjeve me 23 Qershor, do t’i jepte fund besueshmënisë së zgjedhjeve demokratike në Turqi.

Shperndaje në: