Gjenerali amerikan Orr: Kosova asht shtëpia ime

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa’s, gjeneralmajor, Timothy Orr, ka thanë se Kosova asht shtëpia e tij e dytë.

Orr, në Info Magazine në Klan Kosova ka thanë se pamvarësisht që pensionohet, ai ka me ardhë sërish në Kosovë për vizitë, për shkak të afërsisë që ka krijue me vendin.

“Kjo asht shtëpia e ime. Shpesh ju them njerëzve se Kosova asht shtëpia ime e dytë. Dhe, jam i lumtun me ardhë sa herë që kam mundësi. Kjo asht hera e fundit e imja në Kosovë me uniformë, por gjithsesi kam me ardhë prapë, mbasi jam i lumtun për këtë bashkëpunim”, ka thanë ai.

Shperndaje në: