Gjysë milionëshi i pamvarësisë: Zyra e Kryeministrit nuk e din çka ka ndodhë me to

500 mijë eurot e ndame nga kategoria e shpenzimeve të rezervave për organizimin e 11 vjetorit të pavarësisë, ende nuk dihet se ku kanë shkuar.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, kishte thanë se nuk asht shpenzue krejt shuma e ndame dhe se për këtë ka me kërkue me u ba auditim.

Lajmi.net ka kontaktue me Zyrën e Kryeministrit, me mësue se a kanë kërkue nga Zyra Kombëtare e Auditimit me u auditue pasqyrat financiare të shpenzimeve për shejimin e 11 vjetorit të pamvarësisë apo asht tue ba auditim të mbrendshëm. Të njajtit kanë thanë se nuk janë në dijeni se me çka po merret aktualisht kjo Zyrë.

Për të gjitha shpenzimet Auditori ka qasje në Zyrën e Kryeministrit, tash çka konkretisht janë duke punuar nuk e di”, thuhet në përgjigjen e Donjeta Gashit, zadhanëse e qeverisë.

Ndërsa, nga Zyra Kombëtare e Auditimit thonë se çdo vit kryhet auditimi për Pasqyrat Financiare Vjetore të Zyrës së Kryeministrit, por për rastin në fjalë nuk janë përgjigjë nëse kanë marrë naj kërkesë.

Zyra Kombëtare e Auditimit çdo vit kryen auditimin për Pasqyrat Financiare Vjetore të Zyrës së Kryeministrit. Në përputhje me planin tonë vjetor, auditimi për Pasqyrat Financiare Vjetore të Zyrës së Kryeministrit për vitin 2018, është në proces dhe pritet të publikohet në muajin qershor”, thuhet në përgjigjen e ZKA për lajmi.net.

Shperndaje në: