Haradinaj kërkoi prej serbëve me respektue flamurin e Kosovës, por çka kishte thanë e çka thotë ai për këtë flamur? (video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thanë se serbët që jetojnë në Kosovë shtet të tyne e kanë Kosovën, dhe se flamuri asht edhe i atyne.

“Të gjithë mund të kenë vërejtje që jetojnë në Kosovë se si e kemi shpallur pavarësinë, e gjëra të tjera. Por flamuri i Kosovës nuk është vetëm i shqiptarëve, ai është i të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Serbët e kanë edhe një flamur në shtëpi serb. Edhe unë e kam një flamur tjetër, është ai kuq e zi, por flamur të shtetit e kem Kosovën, duhet të definohet kjo. Unë nuk e mohoj Kosovën nëse e dua flamurin kuq e zi, nuk mendoj që një serb e mohon Kosovën nëse e don flamurin e Serbisë. Nuk ka arsye të mos e respektoj flamurin e shtetit të tij, të Kosovës”,
përfundoi ai.

Mirëpo, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për herë të parë kishte komentue flamurin e Kosovës, tue thanë se aspak nuk i ka pëlqye.

Këtë deklaratë kryeministri e kishte dhanë për televizionin Ora News, para do kohe, përcjell Rrokum.TV

“A po e shikoni këtë flamur të Kosovës? Hiç nuk më ka pëlqy”, ka thanë Haradinaj.

Ai vazhdoi tutje tue drejtue gishtin në drejtim të flamurit shqiptar tue thanë se ky asht flamuri im.

Shperndaje në: