Detajet për mashtrimin e Loredanës dhe vllaut të saj ndaj çiftit zvicran

Loredana akuzohet për mashtrim në vlerë të 700 mijë frangave, kurse vllau i saj Berati për 200 mijë sosh.

Mediat zvicrane i kanë kushtue shumë rëndësi arrestimit të kangëtares së njoftun shqiptare, Loredana Zefi në Luzern. Ajo së bashku me vllaun e saj Beratin, akuzohen se kanë përfitue nga nji çift 900 mijë euro. Loredana akuzohet për 700 mijë, derisa Berati për 200 mijë, përcjell albinfo.ch.

“Loredana dhe vëllai i saj kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona. Thjesht çdo gjë që ne si njerëz të zakonshëm kemi punuar shumë për to. Për shkak të saj kam dashur ta vrasë veten”, ka thanë Petra Z.

Petra Z dhe bashkëshorti i saj Hans, kishin akuzue edhe ma parë Loredanën dhe vllaun e saj, por akuza u hodh poshtë. Pagesat u banë vullnetarisht. Përveç kësaj, Petra Z. kishte shpërfillë masat themelore parandaluese.

“Loredana dhe vëllai i saj Berati kanë marrë gjithçka nga ne, paratë tona, banesat tona”, thotë Petra Z. “Për shkak të saj, kam dashur të vras ​​veten”, shton tutje ajo për “20 min.”.

Si ndodhi rasti

Para dy vitesh, kamarieria kishte takuar një njeri në internet, të cilit i kishte nxitur 87,000 franga për një operacion të dyshuar (i kishte thënë se e kishte nënën e sëmurë dhe i duhej një veshke e re). Ky person ishte vëllai i Loredanës. Kredia u rrit në 200,000 franga. Por paratë nuk u kthyen kurrë. Në vend të kësaj, pak muaj më vonë, një grua e re erdhi tek Petra Z., duke u paraqitur si avokate dhe duke ofruar kthimin e parave me mjete ligjore.

Brenda pak muajsh, thuhet se avokatja e dyshuar ka arritur të tërheqë Petra Z. dhe burrit të saj nga xhepi i 700,000 franga. Për këtë ata ishin në borxh ndaj të afërmve dhe miqve.

Artistja, ka vazhduar duke luajtur rolin e saj deri kur ka arritur të marrë 700 mijë frangat, pastaj kur ka mbetur shtatzënë iu ka drejtuar çiftit se ajo nuk ka mundur më të vazhdojë të merret me rastin dhe do ia lë në duar vëllait të saj, Beratit.

Kur ky i fundit, ka arritur të marrë një shumë të madhe parash, që dyshohet se është 200 mijë franga./albinfo/

Shperndaje në: