Çka po thotë Haradinaj: Krejt e kanë gabim, pozicionet e Amerikës, Gjermanisë dhe Francës janë gabim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranue se tash të gjitha shtetet e fuqishme të botës janë kundër qëndrimit të tij për taksën dhe për hekjen e saj, tash edhe aleati që ai e konsideron si ma të besueshmin Gjermaninë, i ka kërkue hekjen e taksës.

Mirëpo, Haradinaj ka thanë se Amerika, Gjermania, Franca dhe BE janë gabim me këtë pozicionim për taksën, mbasi Serbia po kushtëzon dialogun me hekjen e taksës, simbas tij të githa këto shtete janë gabim.

“Është gabim pozicioni, edhe i Washingtonit, edhe i evropianëve, edhe i Berlinit, edhe i Parisit, t’ia pranojnë kushtin Serbisë, heqjen e tarifës, për të vazhduar dialogun”, ka thënë Haradinaj.

Shperndaje në: